Shkupi është kryeqyteti dhe qyteti më i madh i Maqedonisë. Gjatë periudhës ilire Shkupi ishte kryeqendër e Dardanisë dhe njihej me emrin Scupi. Shqiptarët sot përbëjnë rreth 28 për qind të popullatës së Shkupit. Dikur Shkupi ishte qyteti me popullatën më të madhe shqiptare ne botë.
Pak histori :
Shkupi eshte kryeqyteti i Republika e Maqedonisë, dhe qendron në 254 m lartësi mbidetare , ne jug te Shkupit gjendet mali Vodno i cili eshte i lart 1066 m, menjeher pas saj gjenden malet e Jakupices dhe Karagjices me malin e tyre me te lartë Maja e Sollunit 2540 m, Shkupi eshte qytet modern, me te kaluar historike dhe te begatshme. Qyteti eshte i njohur qysh ne kohen e lashtë nga Romaket me emrin Skupi ( ne perkthim do te thot Strehë ). Kronikat tregojnë se ngjarjet me te rendesishme ne historinë e Shkupit jane shenuar ne vitin 518. Qytetit i jane versulur barbaret edhe eshte rrenuar ne nje termet te madh ne ate kohë. Pas ketij termeti nje tjeter qytet disa kilometra me larg nga vendi i perparshem eshte ndertuar një qytet tjetër ne afersi te lumit Vardar, i cili u emrua Shkupi ( Uskub, Skopie, Skoplje )
Në vitin 1963 Shkupin e kapi nje termet i madh te cilin 80 % te qytetit e rrënoi, vdiqen me shum se 1.000 vete. Shkupi u rindertua shpejt dhe si monument historik per kete termet u ruajt ora e Stacioni Hekurudhor i vjeter e Shkupit e cila u ndal ne ate moment 5:17 i mengjesit ne te cilin ruhet dhe sot. Kete moment politika titiste e sllaveve te jugut e perdori me se miri per getoizimin e shqiptareve ne te shtequajturen prej maqedonasve ne lagjen turke. Duke i margjinaliziuar shqipateret nje here si mbeturina te nje perandorie ish sunduese te vdekur por edhe duke mos i integruar ne infrastrukturen moderne.
Trashëgimia historike
Kur Isa Beu e çliroi Shkupin në shekullin e XV ai i shkatëroi me zjarr e me hekur gjithë monumentet kulturore në atë qytet. Kur ushtria sërbe pushtoi Shkupin në vitin 1912, edhe ajo i zhduku me zjarr e me hekur gjithë monumentet në qytet.
Ura e gurit eshte nje nder monumentet historike te Shkupit, e ndertuar ne shekullin XV lidh brigjet e lumit Vardar.Disa monumente tjera prej te kaluares ne Shkup jane edhe Kalaja e Shkupit, e cila gjindet ne nje koder, e cila dominon ne te gjithë qytetin e Shkupit. Bit pazari, gjithashtu është atraksion i qytetit, eshte nje nder pazaret me kryesore te Shkupit, Kurshumli-Hani, në brendinë e Bit pazarit, ky objet turk, është sinonim i te gjith pjeses se vjeter te Shkupit. Kurshumli-Hani ne kohen e sotme eshte Muzeu Arheologjik, dhe lapidarium. Hamami i Daut pashës ështe galeri arti i cili gjendet ne afersi te lumit Vardar. Disa nga monumentet tjera : Monumenti i viktimave i cili gjindet ne afersi te ures Goce Delcev.
Monumenti i viktimave te termetit cili ndodhi ne 1963 i cili gjendet ne varrezat e qytetit. Kisha e Sh. Spas, Sh. Pantelejmoni ne fshatin Nerez ne afersi te Shkupit. Manastiri i Sh.Nikollit, Sh Arhangerl, Sh. Nikita, Sh. Andrea i cili gjendet ne Matke.
Shkupi është qender diplomatike, politike, ekonomike, kulture dhe akademike e Maqedonisë.Gjithastu është qytet industrial, qendër tregtare dhe bankare. Eshte zemra e Maqedonisë, me prodhimin e metaleve, hemikaleve, ilaçeve, tekstilit, elektrike, grafike.Aty ndodhet universiteti i Shën Kirilit dhe Metodit gjithashtu edhe bibloteka e madhe e NUB-IT,(Nacional University Bibliotek), teatri kombetar dhe drama, Opera the baleti, Muzeu Arheologjik, Historik dhe Etnologjik, muzeu natyral, muzeu i artit modern, disa galeri tjera, edhe institucionet kulturore dhe shkencore.
Komunikacioni
Shkupi eshte i lidhur me hekurudh me Greqin, Serbin, Malin e zi, dhe Kosoven, eshte projektuar te nderlidhet gjithashtu me Shqipërinë dhe Bullgarinë qe te kompletohet i gjith Koridori 8 dhe 10. Shkupi ka edhe Aeroportin me te madh ne Maqedoni.
Politika serbe e jugosllave (veçmas kjo e fundit) në rrjedhën e 40 viteve të regjimit komunist bëri ç'shqiptarizimin masiv te qytetit të Shkupit. Shqiptarët u perzunë nga qyteti i Shkupit me të gjitha mjetet e metodat nga ato të dhunes fizike e deri tek ato psikologjike. Ne ditet e sotme shqiptaret po ndergjegjesohen edhe ne Shkup duke kerkuar te kene edhe monumentet e tyre ne kete qytet. Nje nga keta shembuj eshte edhe monumenti i Skenderbeut ne Shkup, megjitahte prezenca tyre ne institucionet muzeale eshte pothuaj inegzistente.
No comments:
Post a Comment